Rihanna bën fansat të aludojnë: “Thirrje” për seks

20/05/2016 00:00

Rihanna ka vendosur të marrë disa kohë pushim nga turi i saj botëror “Anti World Tour” për t’u relaksuar dhe për të rimarrë energjitë e duhura në mënyrë që ta çojë turneun e saj deri në fund. Fundjavën e kaluar 28-vjeçarja është fotografuar në disa klube të ndryshme në Atlanta ku ka shijuar muzikën e turit të saj, duke pirë dhe duke shpenzuar para pa fund.

Këtë herë ajo ndodhet në një atmosferë krejt tjetër. Rihanna po shijon rrezet e diellit në një shazllon dhe këtë gjë na e tregon nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Ajo ç’ka është e dyshimtë për këtë foto është se këngëtarja ka shkruar në stomakun e saj me krem plazhi numrin 23, por nuk ka treguar asnjë arsye se përse e ka bërë një veprim të tillë.

Një mal me komente kanë vërshuar në “Instagram”-in e saj ku fansat kanë aluduar se ky veprim i Rihannës tregon se ajo ndjen një dëshirë për seks. Disa të tjerë e lidhin numrin me turneun e saj apo me projekte të reja muzikore, por shumica dërrmuese mendojnë se këngëtarja ka nevojë për marrëdhënie seksuale pasi angazhimi i saj në këtë turne është shumë i lodhshëm dhe se ajo nuk ka pasur kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur për veten.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel