Klubet kosovare presin Europën

20/05/2016 00:00

Kualifikimi në kupat europiane në futboll ka qenë diçka e shumëpritur për skuadrat kosovare, jo vetëm për aspektin profesional që kthen lojtarët në objekte të një vitrine prestigjioze lançimi, por gjithashtu për paratë që vijnë nga UEFA.

Me rrëzimin e barrierave kufizuese dhe njohjen zyrtare të Kosovës, tashmë 31 maji është kthyer në datën limit për klubet.

Dita e gjykimit është pranë për futbollin e shtetit shqipfolës, atëherë kur delegatët e UEFA-s do të vendosin mbi ekipin që do të luajë në paraeliminatore të Champions dhe ekipet në Europa League.

Siguria në stadiume, infrastruktura e transportit, facilitetet mjekësore dhe komunikimi do të jenë pikat kyçe ku do të testohet Kosova brenda 31 Majit.

Por ndërkohë ka nisur dhe një miniprotestë e klubeve ruse dhe serbe për të evituar përballjet eventuale me kosovarët. Federata ruse ka në plan të paraqesë një kërkesë ne UEFA për të ndarë ekipet nga shorti i mundshëm me kosovarët.

Top Channel