Tjetër manjat aziatik në futboll

20/05/2016 00:00

Biznesmenët aziatikë e kanë shtuar vëmendjen e tyre ndaj kampionatit më të fortë të futbollit në planet dhe kur një skuadër bie në vlerën e saj të aksioneve, atëherë përfaqëson një rast të mirë për të investuar në plane afatgjata.

Me këtë në mendje, duket se një konsorcium kinez arriti akordin për të blerë klubin prestigjioz të Aston Villas, që këtë sezon ra nga Premier Liga anglez
e.

Formula e shitjes së Villas, ashtu siç quhen nga tifozët lojtarët e ekipit, do të bëhet në dy mënyra me këstin e parë 75 milionë paund për ndryshimin e pronësisë, dhe 100 të tjerë në varësi të asaj sesi do të ecë klubi sezonin që vjen.

Shefi ekzekutiv i “Recon Group”, i tha agjencisë “Reuters” se klubi historik i futbollit anglez, ishte një prej 8 ekipeve që biznesmenët sonduan fillimisht terrenin për të blerë.

Aston Villa me pronarët e rinj do të shpenzojë rreth 50 milionë paund për lojtarë të rinj, në përpjekje për të finalizuar ringjitjen e menjëhershme.

Top Channel