Serbia troket në CAS

20/05/2016 00:00

E gjithë vëmendja e opinionit futbolldashës të trevave shqiptare drejtohet për herë të dytë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit sportiv, dhe sërish për të njëjtin motiv, Serbinë.

Këtë radhë fqinjët tanë problematikë formalizuan protestën e tyre për të rrëzuar njohjen e Kosovës nga UEFA dhe FIFA-, në grahmat e fundit të një bllokade të pashpresë që nuk e kufizoi Prishtinën zyrtare të regjistrohet me të drejta të plota në organizmat ndërkombëtarë këtë muaj.

Federata e Futbollit e Serbisë ka parashtruar ankesën në CAS për ta përjashtuar Kosovën nga UEFA e FIFA. Sipas institucionit me seli në Beograd, FSS-ja ka kërkuar nga CAS që ta anulojë vendimin e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA për shkak se janë shkelur një sërë normash dhe ligjesh.
 
Duke cituar burime anonime, gazeta Politika raportoi se Serbia ka shpresa të mëdha që CAS të anulojë vendimin sipas saj të pakuptimtë.

Top Channel