Ideja e United, “bashkëjetesë” Mourinho-Van Gaal

20/05/2016 00:00

Manchester United kërkon të bashkojë Louis van Gaal e Jose Mourinho. Kjo është ajo që publikohet nga tabloidit britanin “The Sun”, sipas të cilit, ideja e “djajve të kuq” është që holandezi të jetë në rolin e drejtorit sportiv, për t’i lënë postin e trajnerit pikërisht portugezit.

Van Gaal ka me Manchester United një kontratë deri në vitin 2017 dhe largimi i tij përpara skandencës së saj i kushton klubit anglez 5 milionë euro.

Nga ana tjetër, të “prenotosh” “Specialin” që tani për ta sjellë në stolin e skuadrës në vitin 2017 është një mision i pamundur. Kështu që te drejtuesit e Mancheser United lindi kjo ide për t’i patur të dy këto personalitete në klub, sigurisht në role të ndryshme.

Van Gaal e Mourinho kanë punuar së bashku edhe fund të viteve ’90 te Barcelona, por në atë kohë portugezi ishte në rolin e asistentit të holandezit.

Top Channel