Dokumentar për Iggy Pop në Kanë

20/05/2016 00:00

I njohur për stilin e tij ekstravagant, Iggy Pop nuk zhgënjeu në tapetin e kuq të Kanës gjatë premierës së dokumentarit mbi jetën e tij, “Gimme Danger”. Muzikanti u paraqit me një xhaketë shik, të veshur pa bluzë apo këmishë.

Filmi me regji të Jim Jarmush hedh një dritë lozonjare mbi Iggy Pop and The Stooges, një grup me influencë të jashtëzakonshme mbi “punk rock”-un. Ndërsa  “Paterson” i Jarmushit, që konkuron për Palmën e Artë, ishte një odë e qetë për rutinën e përditshme, “Gimme Danger” e çoi amplifikatorin në maksimum, me karrierën e Stooges nga 1967 në 1974 e paskësaj, nga 2003-shi e këtej.

Dokumentari i shfaqur jashtë konkurrimit në Kanë përmban pamje të rralla të grupit të siguruara nga ekipi i Jarmushit e në ndonjërin prej rasteve, edhe me ndihmën e Iggy-t vetë. Ikona e punk-ut kritikoi më herët impaktin që ka epoka dixhitale mbi rokun e sugjeroi që të gjithë ata që i përdorin, të heqin dorë nga drogat e rënda.

Top Channel