Kupa, “bilbili” i finales do të jetë një italian

20/05/2016 00:00

Finalja e Kupës së Shqipërisë së këtij sezoni, mes Laçit dhe Kukësit, do të gjykohet nga gjyqtarë italianë.

Konfirmimi ka ardhur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka pranuar kërkesën e klubit të Kukësit për këtë sfidë.

Verilindorët, si palë kërkuese për gjykimin nga ndërkombëtarët, do të paguajnë 10 mijë euro, shumë e cila i paguhet Federatës që vë në dispozicion gjyqtarët.

Emrat e gjyqtarit kryesor dhe dy asistentëve do të konfirmohen në ditët në vijim.

Ndërkohë, sipas shortit të hedhur, skuadra pritëse do të konsiderohet Laçi. Pra ndeshja finale do të jetëe Laçi-Kukësi.

Për këtë takim ka nisur edhe shitja e biletave pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Çmimi i biletave për tribunën A dhe B është 1000 lekë, ndërsa për tribunat D1 dhe D3 është 300 lekë.

Top Channel