Bundesliga “play-off”, barazim në Eintracht-Nurnberg

20/05/2016 00:00

Nuk pati fitues në sfidën e parë të “play-off” të Bundesligës gjermane mes Eintrachtit dhe Nurenbergut. Në Frankfurt sfida mes këtyre dy skuadrave që pretendojnë të jenë në kategorinë më të lartë të futbollit gjerman, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Në fushën e lojës për Eintracht ishte edhe kapiteni Marko Russ edhe pse ai u diagnostikua me tumor pas një kontrolli rutinë në testet antidoping. Ishte pikërisht Russ që u dha avantazhin miqve duke shënuar autogol 2 minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Eintracht e rriti presionin në 45 minutat e dyta dhe përpjekjet e tij u shpërblyen me golin e shënuar nga Gacinovic.

Frankfurti pati edhe mundësi të tjera shënimi, por nuk mundi t’i shfrytëzojë dhe ndeshja përfundoi me barazimin 1-1 si dhe me duartrokitjen e ngrohtë të tifozëve për Russ që javën e ardhshme do t’i nënshtrohet operacionit për të nisur kurimin ndaj tumorit të shfaqur.

Top Channel