‘Puthja’ që po përhapet me shpejtësi

20/05/2016 00:00

Flirtimi politik në distancë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ka nxitur imagjinatën e një artisti lituanez.

Flirtimi politik në distancë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ka nxitur imagjinatën e një artisti lituanez.

Në një murale gjigante, me gjasa kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara dhe shefi i Kremlinit, janë vizatuar duka ndarë një puthje pasionante.

Muralja është ndërtuar në një faqe muri restoranti në Vilnus, kryeqytetin lituanez dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve që e kanë fotografuar dhe hedhur më pas në rrjetet sociale.

Autori Mindaugas Bonanu ka marrë shtysë nga komplimentet reciproke mes dy politikanëve. I pari ka qenë Putin që ka deklaruar se Trump është “i zgjuar dhe i talentuar, ndërsa Trump i ka kthyer nderin duke deklaruar se shefi i Kremlinit “është një lider i vërtetë, ndryshe nga ai që kanë amerikanët aktualisht”. 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel