Babai ndan pasurinë, lë jashtë vajzën lesbike

19/05/2016 00:00

Njeriu nuk i zgjedh dot pjesëtarët e familjes, por zgjedh se çfarë do t’u lërë në testament.

Një baba me banim në British Columbia të Kanadasë ka vdekur në moshën 100-vjeçare, dhe pasurinë e ka ndarë midis dy fëmijëve, por ka lënë jashtë vajzën e tretë, e cila është lesbike.

Gazeta britanike “Vice” raporton se vajza tashmë është duke hapur një çështje në gjykatë, për të kërkuar pjesën e saj të pasurisë.

Vajza thotë që arsyeja pse është lënë jashtë është  orientimi i saj seksual dhe se familjarët nuk i kanë ardhur në dasmë me partneren dhe e kanë mbajtur larg. Babai i saj ka lënë pas një apartament dhe 300.000 dollarë.

Gjykatat në British Columbia të Kanadasë kanë refuzuar edhe më parë testamente të bazuara në diskriminime homofobike. Në një rast të ngjashëm në vitin 2006, një homoseksual fitoi gjyqin kundër babait që u kishte lënë vëllezërve më shumë trashëgimi.

Top Channel