Çfarë grupi gjaku preferojnë mushkonjat?

19/05/2016 00:00

Keni vënë re që mushkonjat duket se i zgjedhin viktimat e tyre, tek disa tërhiqen më shumë dhe tek disa të tjerë nuk afrohen fare?

Shkencëtarët kanë bërë studime dhe duket se njerëzit me grup gjaku zero janë ata që i tërheqin më shumë këto insekte.

Po aq joshëse janë gratë shtatzëna, të cilat, sipas studimit, kanë qenë të rrezikuara dy herë më shumë nga mushkonjat e malaries se njerëzit e tjerë. Ky është një fakt shqetësues, sipas Tech Insider, tashmë që infektimi nga Zika është përhapur shumë.

Të tjerë persona që duket se mushkonjat i kanë qejf, janë ata që konsumojnë shumë birrë  dhe personat që nxjerrin më shumë dyoksid karboni gjatë frymëmarrjes, gjë që ndodh më shumë me njerëzit mbi peshë.

Ndërkohë, shkencëtarët janë duke studiuar përbërësit kimikë që lëshon trupi i personave që nuk pickohen, në mënyrë që të përdoret si ilaç në të ardhmen.

Top Channel