72-vjeçari shpëtohet pas 3 orë beteje me krokodilët

19/05/2016 00:00

Një histori e pabesueshme ajo e Robert Haughton, një pensionist 72-vjeçar, që i ka shpëtuar një sulmi krokodilësh në barkën e tij në një zonë kënetore në afërsi të qytetit Darwin në Australi.

Sipas asaj që i ka treguar australiani grupit të shpëtimit, ai dhe një miku i tij, Noel Ramage, kishin dalë për peshkim në “Leader Creek”, kur krokodilët i sulmuan dhe përmbysën barkën. 

Miku i tij u kafshua dhe ndërroi jetë duke u mbytur, ndërsa 72-vjeçari ja doli të ngjitej mbi barkë, duke filluar betejën me krokodilët të cilët përpiqeshin ta kafshonin për rreth 3 orë.

FOTO GALERI
1/5
Viktima Noel Ramage

Top Channel