Bën testin antidoping, del me tumor

19/05/2016 14:00

Shokohet Eintracht Frankfurt. Kapiteni i skuadrës, Marco Russ u diagnostikua me tumor pas një kontrolli rutinë në testet antidoping. Klubi gjerman, nëpërmjet një komunuikate për shtyp, bëri të ditur se Russ, 30-vjeçar, rezultoi pozitiv në testet antidoping për nivelin e lartë të hormonit të rritjes.

Mjekët menjëherë dyshuan se rritja e nivelit të këtyre hormoneve ishte si pasojë e një sëmundjeje dhe jo të përdorimit të substancave të ndaluara. Russ iu nënshtrua ekzaminimeve të tjera mjekësore, nga ku rezultoi se futbollisti kishte tumor.

Sipas asaj që publikohet në median gjermane, Russ do t’i nënshtrohet një operacioni të martën e ardhshme.

Top Channel