Cili do të jetë James Bond-i i ardhshëm?

19/05/2016 00:00

Aktori britanik Daniel Craig ka deklaruar se nuk do të luaj më rolin e “agjentit 007” në dy seritë e tij të ardhshme. Ai ka fituar rreth 35 milionë paund për rolet e tij të kaluara po asnjë shumë parash nuk ja ndryshoi mendjen aktorit për të marrë pjesë në seritë e ardhshme të James Bond.

Studio e regjistrimit MGM i ofroi aktorit një shumë prej 68 milion paund nëse ai rikthehet për këtë rol, por mesa duket Daniel-it i kanë ardhur në majë të hundës filma me skena të rrezikshme aksioni të cilat i kanë shkaktuar një dëmtim në këmbë.

Ai ka qenë në këtë rol që nga viti 2005, duke mbledhur një shumë të madhe parash për “Box Office Revenue” dhe për kompaninë ikja e Craig është një humbje e madhe.

Pas ikjes së tij rolin e agjentit më të famshëm në botë do ta marrë Tom Hiddleston për një çmim ende të padeklaruar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel