Futboll për 120 orë, Kili kërkon rekordin “Guinness”

18/05/2016 00:00

Në Kili kanë nisur përgatitjet për vendosjen e një rekordi “Guinnes”, atë të zhvillimit të ndeshjes më të gjatë të futbollit.

Mijëra kilianë ku përfshihen dhe futbollistë profesionistë dhe amatorë shpresojnë që të jenë në gjendje që të luajnë për 120 orë në Santiago.

Kjo ndeshje parashikon kombinimin e lojtarëve profesionistë me ata amatorë. Sipas medias vendase, do të jenë rreth 3000 persona të moshës mbi 16-vjeç që do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Ndeshja është e parashikuar të ndahet në 2 pjesë, ku secili prej pjesëmarrësve do të luajë për 60 minuta. Nëse kjo do të realizohet atëherë Kili do të thyejë rekordin e vendosur në 2015 nga Skocia ku u luajt ndeshje futbolli për 105 orë.

Top Channel