Turne në San Marino, Shqipëria U-17 mposhtet nga Maqedonia; fiton vetëm me Andorrën

17/05/2016 00:00

Ekipi kombëtar i moshave nën 17 vjeç ka marrë pjesë në një turne në San Marino, të zhvilluar nga 12-17 maj, ku pjesëmarrës ishin edhe Maqedonia e Andorra, veç vendit organizator.

Në kuadër të këtij turneu, Shqipëria U-17 ka zhvilluar 3 ndeshje, prej të cilave ka fituar 1-0 me Andorrën, ka barazuar 0-0 me San Marinon, si dhe është mposhtur po 1-0 përballë Maqedonisë.

Turneu ishte ndërkombëtar dhe titullohej “UEFA Development Tournament 2016”. Ndeshja e fundit me maqedonasit është zhvilluar në “Stadio di Montecchio”. Autori i golit të vetëm kuqezi ka qenë Halili ndaj andorrasve.

Top Channel