Modelja tajvaneze mbytet gjatë setit fotografik nën ujë

17/05/2016 00:00

Një modele e famshme tajvaneze u mbyt gjatë një seti fotografik nën ujë. 25-vjeçarja Olivia Ku pësoi një atak astme, por autoritetet thonë se hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes së saj.

Thuhet se Ku hoqi aparatin e frymëmarrjes për efekt estetik, por nuk arriti dot të mbante frymën poshtë ujit.

Modelja fatkeqe u dërgua në spital me urgjencë, por mjekët nuk e shpëtuan dot.

Top Channel