Celular në kohën e kaubojsëve

17/05/2016 00:00

Në jetën moderne është shumë e vështirë që njerëzit të ecin pa parë të paktën një herë celularin dhe duket se edhe aktori Idris Elba nuk rezistonte dot pa ia hedhur sytë aparatit të tij ndërkohë që ishte në sheshxhirimin e filmit “The Dark Tower” (Kulla e errët), në Kejp Taun.

43-vjeçari britanik bënte kontrast me kostum kaubojsi dhe me celular në dorë gjatë pushimeve midis filmimeve në sheshxhirimin afrikano-jugor.

Idris Elba interpreton rolin kryesor në përshtatjen kinematografike të serisë së romaneve “Dark Tower” të Stephen King. Ky film është një horror fantastiko-shkencor me regji të Nikolaj Arcel.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel