Kadare e Agolli me kombëtaren

17/05/2016 00:00

Kur presidenti i FSHF-së Armand Duka i dhuroi fanelën e Kombëtares së Futbollit, Ismail Kadare u gjend në një pozitë të vështirë, pasi për të nuk ekzistonte lidhja mes artit dhe sportit.

Por, ish kandidati për çmimin Nobel në letërsi, ka dalë nga situata duke sjellë një shembull të shumë viteve më parë .

“Një nga pikat e takimit mes artit dhe sportit ka ndodhur në anfiteatrot e vjetra. Siç konkurronin sportistët, konkurronin edhe teatrot. Juritë caktonin se cila dramë fitonte. Ato ngjanin me juritë që caktonin fitimtarët e garave të ndryshme sportive. Ju falenderoj për nderimin tuaj dhe jam vërtetë i prekur për këtë gjë”, u shpreh Kadare.

Edhe Dritëro Agolli nuk i fshihu emocionet kur iu dorëzua fanella me të cilët kuqezinjtë do të luajnë për herë të parë në një Europian.

“Jam vërtetë i nderuar që sot marrë një dhuratë shumë të çmuar. Ishte një arritje historike hyrja në Kampionatin Europian. Ishte një sukses i madh”, u shpreh shkrimtari Dritëro Agolli.

Top Channel