Jahmir Hyka, lojtari i muajit në Zvicër

17/05/2016 00:00

Jahmir Hyka është njeriu i momentit në Superligën zvicerane. Futbollisti shqiptar ishte më i miri në fushë në suksesin e thellë që Luzerna arriti ndaj Baselit në javën e 34-t të kampionatit helmet, duke të shkëlqyer në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Baselit, ndërsa në fundin e saj ai është zgjedhur edhe si lojtari i muajit në Zvicër.

Lojtari shtatshkurtër shqiptar ka publikuar ditën e martë në profilin e tij edhe një foto me çekun që është shpërblyer për këtë arritje.

Me formën e tij fantastike gjatë kësaj periudhe, Jahmir Hyka në një farë mënyre po kërkon të bindë trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi t’i japë një shans duke e grumbulluar në Euro 2016.

I intervistuar nga kanali zyrtari i klubit të Lucernës në përfundim të sfidës ndaj kampionëve të Baselit, Hyka u shfaq shumë i kënaqur për golin e realizuar duke shtuar se dëshira e tij në këto momente është një dhe e vetme të ndihmojë skuadrën të arrijë kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Top Channel