Thirrjet për pavarësi, Kina dërgon zyrtarë në Hong Kong

17/05/2016 00:00

Siguria është mjaft e lartë në Hong Kong për vizitën e zyrtarit më të lartë nga Kina që prej protestave pro Demokraci në 2014-ën. Zhang Dejiang, njeriu përgjegjës për çështjet e Hong Kong-ut në Pekin, mbërrin në qytet ndërsa shtohet shqetësimi për liritë e këtij territori dhe ndërhyrjet e Kinës.

Më shumë se 6000 policë janë dislokuar për vizitën e Dejiang, përdorimi i dronëve është ndaluar dhe barriera të larta janë ngritur në rrugë.

Grupet pro demokratike në Hong Kong kanë premtuar se do të zhvillojnë protesta gjatë vizitës tre ditore të politikanit kinez.

Ky i fundit është numri 3 i aparatit shtetëror kinez si kryetar i komitetit qendror të kongresit të popullit, pas presidentit Xi Jinping dhe kryeministri Li Keshiang. Mësohet se Dejigan ka në axhendën e tij dhe një takim me liderët e lëvizjeve pro demokratike për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Gjithnjë e më shumë njerëz në Hong Kong kanë shprehur shqetësimin e tyre se për atë që shohin si shpërbërje të identitetit të qytetit për shkak të rritjes së ndikimin politik dhe shoqëror nga Kina.

Hong Kongu gëzon liri që nuk njihet në kinë dhe këto ishin pjesë themelore e paktit për kthimin e qytetit në duart e kinës në vitit 1997 nga Britania.

Top Channel