Jahmir Hyka, supergol Baselit (VIDEO)

17/05/2016 00:00

Jahmir Hyka po kalon një formë të shkëlqyer me ekipin e tij të Luzernës në Zvicër këtë fund sezoni. 27-vjeçari ka realizuar një supergol në ndeshjen e fundit ndaj kampionëve të Basel, ku rezultati final ishte 4-0 në favor të ekipit të tij.

Hyka realizoi golin e tretë të takim, pasi më parë kishte fituar edhe një 11-metërsh. Hyka u pengua brenda zonës duke fituar një penallti që u shndërrua në gol nga Jançer.

Fillimi i pjesës së dytë solli edhe supergolin e Hykës me një goditje me shumë finesë në hyrje të zonës.

Ky ishte goli i 7 sezonal për Hykën, 4 në kampionat dhe 3 në Kupën e Zvicrës, ndërsa ai ka qenë protagonist gjatë këtij sezoni edhe me 6 asist dhe 5 penallti të fituara.

Top Channel