Ja si e festoi Leicester titullin kampion (FOTO)

16/05/2016 00:00

Kampionët e Premier Ligës angleze, Leicester City, kanë parakaluar në rrugët e qytetit duke festuar së bashku me tifozët titullin e parë kampion të këtij kampionati 132 vite pas krijimit.

Në fillim të kampionatit kjo skuadër kishte një koeficient 5000 që mund të fitonte kampionatin në bazë të parashikimeve, ndërkohë që e mbylli sezonin 10 pikë më tepër se Arsenali i vendit të dytë, duke fituar 23 nga 38 ndeshjet e sezonit.

Ndërkohë sulmuesi i Leicester, Vardy është golashënuesi i dytë i këtij kampionati me një gol më pak se sa fituesi i “Këpucës së Artë” Harry Kane i Totenham-it që shënoi 25 gola.

I gjithë suksesi i kësaj skuadre ishte i projektuar nga trajneri italian Klaudio Ranieri, i cili ka falenderuar skuadrën për kurajën dhe shpirtin që dhanë në fushën e lojës.

FOTO GALERI
1/31

Top Channel