Kesha, “topless” për të dhënë një mesazh!

16/05/2016 00:00

Këngëtarja e hitit “Tik Tok” bën një thirrje të rëndësishme për të gjithë ata që janë paragjykues kundrejt trupit të femrave dhe formave të kolme.

Ajo ka postuar disa foto në rrjetet e saj sociale ku shfaqet “topless” gjatë një perëndimi në bregdet, krejtësisht e rehatshme dhe e kënaqur me format e saj trupore.

Me flokët bjonde që ja valëvit era ajo duket mjaft seksi dhe për të gjithë paragjykuesit 29-vjeçarja shprehet kështu: “Gjate muajve të fundit kam qenë duke luftuar me depresionin dhe kequshqyerjen për shkak të problemeve që jam duke hasur me karrierën time. Kam kaluar barriera të forta dhe tani kam gjetur paqen mendërisht dhe fizikisht. Shumë femra të tjera kalojnë nëpër të njëjtat vështirësi dhe ata të cilët paragjykojnë janë njerëz të pasigurt në vetvete.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel