Iraku, jo vetëm luftë. “Sport City”, një mesazh botës

16/05/2016 00:00

Ne Irak nuk do të flitet vetëm për luftën dhe praninë e kalifatit famëkeq të Shtetit Islamik.

Në vendin aziatik është drejt përfundimit një kompleks sportiv në Kerbala që është quajtur “Sport City”, ku është përfshirë edhe ndërtimi i stadiumit të ri olimpik për t’i dhënë një mesazh të ri të gjithë botës.

Kerbala prej vitesh ka qenë destinacion i vizitave të pelegrinëve shiitë në tempullin e nipit të profetit Muhamed. Por, tani këtij qyteti i shtohet një tjetër objekt vizitash dhe i një tjetër lloji.

“Sport City”, që është ndërtuar në një sipërfaqe prej 315 km 2m, ishte një ide e hedhur nga Ministria irakiane e Rinisë dhe Sporteve. Punimet nisën në vitin 2012 dhe përbëhet nga stadiumi që ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh, një stadium i garave të atletikës me 2000 vende si dhe një qendër stërvitore për skuadrën e futbollit të Kerbalasë.

Shpenzimet për ndërtimin e këtij kompleksi sportiv arritën deri në 95 milionë dollarë dhe konsiderohet si një shans për zhvillimin e sportit në Irak, një vend që  deri tani ka njohur vetëm fjalën “luftë”.

Top Channel