Ngjan me Ranierin, përfiton për të bërë seks me 26 femra

16/05/2016 00:00

Suksesi historik i Leicesterit në Premier League vazhdon të ketë një pasqyrim të gjerë në mediat britanike. Në këtë pikë nuk mungojnë as lajmet “gossip”, siç është ai i “Sunday Sport” për sozinë e trajnerit të kampionëve të saposhpallur të Anglisë, Claudio Ranierit.

E quajnë Alan Ashcroft dhe është një elektriçist në pension dhe sipas “Sunday Sport” ai ka përfituar nga ngjashmëria me trajnerin roman, por jo në aspektin financiar. Sipas tabloidit britanik, Ashcroft në këto ditë feste të titullit të Leicesterit rezulton se ka fjetur me 26 femra. Gjithnjë sipas “Sunday Sport”, skocezi ishte i akomoduar në një nga dhomat e hotelit Travelodge në qendër të Leicesterit dhe që nga ai moment ka pasur takime intime me 26 femra, të cilat mendonin se ai ishte Ranieri.

“Ndihem sikur kam fituar lotarinë. Sa herë që dal për të blerë diçka, rrethohem nga femrat. Sigurisht, unë asnjëherë nuk u them se jam Ranieri, por ato nuk duan t’ia dinë dhe unë nuk e zgjas më shumë”, shpjegon Ashcroft.

Top Channel