Nga një lule, në tjetrën

16/05/2016 00:00

Pesë ditë pasi u fotografua duke flirtuar me Selena Gomez, Orlando Bloom duket se i ka rregulluar gjërat me të dashurën e përfolur, këngëtaren Katy Perry.

Çifti, që nuk ka pranuar ende zyrtarisht romancën e vet, është fotografuar duke u puthur në megajahtin Eclipse të Roman Abramovich, në Kanë.

Në fakt, si Selena, ashtu edhe Katy, që janë edhe mikesha të ngushta me njëra-tjetrën e kanë quajtur “konspiracion” lajmin e përhapur në media për një ‘romancë treshe’.

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë fotografuar për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit katër muaj më parë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel