Edhe pse ishte një peshkaqen i vogël, ai që kafshoi një 23-vjeçare nga Florida, nofullat e tij qenë mjaftueshëm të fuqishme, sa për ta dërguar vajzën në spital, me grabitqarin ende të kapur pas krahut të saj.

E reja qëndroi e qetë gjatë rrugës, ndërsa peshkaqenin nuk ia shkulën dot as rojet e plazhit e as efektivet e policisë, megjithëse e provuan disa herë.

Një dëshmitar në vendngjarje thotë se, vajza dhe një shoqja e saj e kishin ngacmuar vet, duke e kapur nga bishti. Në autoambulancë, një rrip metalik u vendos rreth peshkaqenit për të lehtësuar peshën e tij, që të mos rëndonte krahun e 23-vjeçares.

Sipas “National Geographic”, kafshimi i peshkaqenëve të vegjël kur dikush i afrohet, apo kur bezdisen nga njerëzit, është më shumë një refleks mbrojtës. Ai është aq i fortë, sa mund të zgjasë minuta të tëra, përpara se kafsha të qetësohet e ta lëshojë atë që mban të mbërthyer në nofullat e tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel