Kapllani, dopietë në derbin ndaj Ramës, por FSV nuk mbijeton

15/05/2016 00:00

Edmond Kapllani ishte fitues në duelin ndaj ekipit ku u aktivizua një tjetër shqiptar, Valdet Rama, por pavarësisht suksesit në ndeshjen e fundit FSV ka rënë në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

FSV Frankfurt fitoi 2-1 ndaj Mynih 1860 ku të 3 golat e ndeshjes u shënuan nga dy shqiptarët. Kapllani u tregua i saktë në dy 11-metërsha, ndërsa goli i vetëm i Mynih 1860 u shënua nga Rama.

FSV Frankfurtut përvecse duhet ta fitonte sfidën e shtëpisë, shpresonte që Leipzigu t’i merrte pikë Duisburgut në transfertë për objektivin mbijetesë, por kjo nuk ndodhi. Falë golavarazhit më të dobët është FSV që duhet të zbresë një ligë më poshtë.

Me Rënien e Frankfurtit nga Bundesliga 2 vështirë se Kapllani do të qëndrojë te kjo skuadër, e cila pritet të nisë një projekt të ri. Si Kapllani ashtu edhe Valdet Rama kanë shanse minimale për të grumbulluar nga De Biasi për Euro 2016, pasi edhe gjatë eliminatoreve kanë patur rol të rëndësishëm te kuqezinjtë.

Top Channel