Presidenti turk, Erdogan, ka organizuar një ceremoni madhështore për martesën e vajzës së tij, Sumeje Erdogan, me të birin e një industrialisti të madh turk.

Ceremonia është bërë në një qendër të madhe shfaqjes dhe celebrimi i çiftit u bë nga kryebashkiaku i Stambollit.

Dëshmitarë të çiftit ishin kryeministri Edi Rama, ish-Presidenti turk, Abdullah Gul, kryetari i Parlamentit të Turqisë, kryeministri, Davuto?lu, shefi i ushtrisë turke, presidenti i Bosnjës, kryeministri i Pakistanit dhe ish-kryeministri i Libanit.

Në ceremoninë e cila ka nisur me këndimin e Kuranit kanë qenë të pranishëm gjithashtu ministra, përfaqësues të shteteve të huaja, ambasadorë, kryetarë të bashkive, artisë dhe biznesmenë, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Presidenti turk ka 4 fëmijë, ndërsa edhe më herët ka organizuar ceremoni të tilla madheshtore. Në dasmën e të birit 11 vite më parë, i ftuar ishte edhe ish-kryeministri, Fatos Nano.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel