Tjetër trofe për Berishën në Australi

15/05/2016 00:00

Edhe pse ecuria e ekipit të tij këtë sezon nuk ishte e pritura, sërish Berisha ka bërë diferencën, duke qenë golashënuesi më i mirë i Melbourne Victory me 18 gola në sezonin futbollistik, 2015-2016 dhe për këtë, ai u nderua me Këpucën e Artë nga klubi i tij.

Edhe pse në ekipin e tij, Berisha nuk kishte rivalë për sa i përket golave të shënuar në këtë sezon, në kampionat ai u parakalua nga uruguaiani Fornaroli i Melbourne City-it.

Sulmuesi shqiptar ishte gjithashtu pjesë e votimit për lojtarin më të mirë të sezonit te Melbourne Victory, por ky çmim u fitua nga mbrojtësi francez Matthiew Delpierre, i cili luajti sezonin e tij të fundit në karrierë. Berisha u rendit në vendin e dytë me vetëm 41 vota kundrejt 73 të tillave që mori ish mbrojtësi i Stuttgartit.

Top Channel