Albani i “rrëmben” Noizy-t fronin në Top List

15/05/2016 00:00

Surprizat nuk kanë fund në klasifikimin javor të “The Top List”. Por, ajo që bën më shumë përshtypje nuk janë ndryshimet në klasifikim, por prurjet e pafundme që ka pasur kjo javë në muzikë. Duffy, Albani, Gjiko, 2Ton, Gold AG, etj, vijnë të gjithë me projekte të reja dhe lufta për të zënë një vend në klasifikimet javore është më e fortë se kurrë.

Noizy tashmë nuk kryeson më Top Listën që pas publikimit të këngës më të re të Alban Skënderajt, “Kam nevojë”. Por me sa duket, Albani dhe reperi Elinel nuk kanë nevojë për asgjë, sepse suksesi i bashkëpunimit të tyre ka qenë i menjëhershëm: mbi 1 milion klikime vetëm në një javë.

Me gjithë rënien në klasifikim, Noizy vazhdon të zotërojë me dy këngë në listë, ashtu si dhe Ledri. Kanë mbetur jashtë klasifikimit këtë javë: Capital T e Graniti, Bruno, Dhurata Dora, Duffy e Alban Ramosaj. Në ndryshim nga të tjerët, Duffy del me “Liri”, por hyn në klasifikim me “Na”, bashkëpunimin e saj më të ri me grupin Kaos.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 23-të të “The Top List”, Top Awards:

1.    Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
2.    Noizy – Grande
3.    Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
4.    Ledri Vula – King
5.    Gold Ag ft. D.U.D.A. – Hajde
6.    Gjiko – Hajt Hajt
7.    2TON – Mu kujtove dje
8.    Era Istrefi – Bonbon
9.    Alban Skenderaj – Une dhe ti
10.    Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
11.    Enca – Dreq
12.    Ledri Vula – SRMN
13.    NRG Band ft. Dj Aldo – Mos u ndal
14.    Capital T – Hitman
15.    Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na
16.    2TON – Ta fali jeten
17.    Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
18.    2po2 ft. Flori – Gone Girl
19.    Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
20.    Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana

Top Channel