Alarm fals për bombë në “Old Trafford”, evakuohen tifozët

15/05/2016 00:00

Ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth është anuluar për arsye sigure. Autoritetet dhanë alarmin e kuq, ndërsa të gjithë tifozët u evakuuan nga shkallët e stadiumit “Old Trafford”.

Një alarm për bombë në stadiumin e Manchester United ka risjellë makthin e sulmeve terroriste në kontinentin europian, por fatmirësisht këmbana e lëshuar nga autoritetet rezultoi false dhe pa pasoja.

Impianti mitik i futbollit anglez, “Old Trafford” u evakuua nga mijëra tifozët që prisnin të admironin spektaklin në fushën e blertë.

Mediat vendase raportojnë se në zonën verilindore të stadiumit u gjend një pako e dyshimtë dhe përballja e “djajve të kuq” ndaj Bournemouth, u shty për shkaqe sigurie.

Fillimisht stjuardët e stadiumit dhe forcat e sigurisë evakuuan tifozët që ishin në tribunën “Sir Alex Ferguson”, si dhe më pas alarmi u dha edhe për atë “Stretford End” ku qëndrojnë ultrasit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel