Qytetet që s’do të donit t’i vizitonit kurrë

15/05/2016 00:00

Kryeqyteti venezueljan, Karakas, ka rezultuar si qyteti më i dhunshëm në botë për vitin 2015, me një mesatare prej 119.87 vrasjesh për çdo 100 mijë banorë. Kërkimi, i cili mori në shqyrtim qytetet e vendeve që nuk janë në luftë, si dhe që janë të populluara nga mbi 300 mijë banorë, u publikua nga Këshilli i Qytetarëve meksikanë për Sigurinë Publike dhe bën renditjen e 50 qyteteve më të rrezikshme për t’i vizituar apo jetuar në to.

Mes tyre, Amerika Latine mban rekordin e 41 qyteteve të tilla, 21 prej të cilëve janë vetëm në Brazil. Përqindjen më të lartë të rritur të dhunës që prej vitit 2014 e ka përjetuar San Salvadori në El Salvador, me një rritje prej 81% në vetëm një vit: nga 61.21 vrasje për 100 mijë banoë në vitin 2014 në 111.03 vrasje në vitin 2015.

E ndërsa shumica e qyteteve janë në vendet e zhvilluara apo gjysmë të zhvilluara, 4 prej tyre bëjnë pjesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Detroit, Baltimore, St Louis dhe New Orleans.

Megjithatë ka pasur edhe përmirësime, teksa në Juarez të Meksikës dhe Medellin të Kolumbisë, norma e vrasjeve ka rënë në mënyrë dramatike që prej viteve ’90. Siç u theksuar në fillim, lista e 50 qyteteve më të rrezikshme nuk përfshin vendet në luftë, apo qytetet me mbi 300 mijë banorë.

Ja lista e plotë:

50. Obregón, Meksikë: 28.29 vrasje per 100,000 banorë.
49. Maracaibo, Venezuelë: 28.85 vrasje per 100,000 banorë.
48. Macapá, Brazil: 30.25 vrasje per 100,000 banorë.
47. Johannesburg, Afrikë e Jugut: 30.31 vrasje per 100,000 banorë.
46. Victoria, Meksikë: 30.50 vrasje per 100,000 banorë.
45. Pereira, Kolumbi: 32.58 vrasje per 100,000 banorë.
44. Curitiba, Brazil: 34.71 vrasje per 100,000 banorë.
43. Porto Alegre, Brazil: 34.73 vrasje per 100,000 banorë.
42. Nelson Mandela Bay, Afrikë e Jugut: 35.85 vrasje per 100,000 banorë.
41. Durban, Afrikë e Jugut: 35.93 vrasje per 100,000 banorë.
40. Campina Grande, Brazil: 36.04 vrasje per 100,000 banorë.
39. Campos dos Goytacazes, Brazil: 36.16 vrasje per 100,000 banorë.
38. Aracaju, Brazil: 37.7 vrasje per 100,000 banorë.
37. Recife, Brazil: 38.12 vrasje per 100,000 banorë.
36. Vitória da Conquista, Brazil: 38.46 vrasje per 100,000 banorë.
35. Tijuana, Meksikë: 39.09 vrasje per 100,000 banorë.
34. Gran Barcelona, Venezuelë: 40.08 vrasje per 100,000 banorë.
33. Kingston, Xhamajkë: 41.14 vrasje per 100,000 banorë.
32. New Orleans (Louisiana), SHBA: 41.44 vrasje per 100,000 banorë.
31. Vitoria, Brazil: 41.99 vrasje per 100,000 banorë.
30. Teresina, Brazil: 42.64 vrasje per 100,000 banorë.
29. Goiania dhe Aparecida de Goiania, Brazil: 43.38 vrasje per 100,000 banorë.
28. Detroit (Michigan), SHBA: 43.89 vrasje per 100,000 banorë.
27. Feira de Santana, Brazil: 45.5 vrasje per 100,000 banorë.
26. Belém, Brazil: 45.83 vrasje per 100,000 banorë.
25. Guatemala City, Guatemalë: 47.17 vrasje per 100,000 banorë.
24. Cumaná, Venezuelë: 47.77 vrasje per 100,000 banorë.
23. Manaus, Brazil: 47.87 vrasje per 100,000 banorë.
22. Cuiabá, Brazil: 48.52 vrasje per 100,000 banorë.
21. Sao Luís, Brazil: 53.05 vrasje per 100,000 banorë.
20. Barquisimeto, Venezuelë: 54.96 vrasje per 100,000 banorë.
19. Baltimore (Maryland), SHBA: 54.98 vrasje per 100,000 banorë.
18. Maceio, Brazil: 55.63 vrasje per 100,000 banorë.
17. Culiacan, Meksikë: 56.09 vrasje per 100,000 banorë.
16. Joao Pessoa, Brazil: 58.40 vrasje per 100,000 banorë.
15. St. Louis (Missouri), SHBA: 59.23 vrasje per 100,000 banorë.
14. Salvador, Brazil: 60.63 vrasje per 100,000 banorë.
13. Natal, Brazil: 60.66 vrasje per 100,000 banorë.
12. Fortaleza, Brazil: 60.77 vrasje per 100,000 banorë.
11. Ciudad Guayana, Venezuelë: 62.33 vrasje per 100,000 banorë.
10. Cali, Kolumbi: 64.27 vrasje per 100,000 banorë.
9. Cape Town, Afrikë e Jugut: 65.53 vrasje per 100,000 banorë.
8. Palmira, Kolumbi: 70.88 vrasje per 100,000 banorë.
7. Valencia, Venezuelë: 72.31 vrasje per 100,000 banorë.
6. Distrito Central, Honduras: 73.51 vrasje per 100,000 banorë.
5. Maturin, Venezuelë: 86.45 vrasje per 100,000 banorë.
4. Acapulco, Meksikë: 104.73 vrasje per 100,000 banorë.
3. San Salvador, El Salvador: 108.54 vrasje per 100,000 banorë.
2. San Pedro Sula, Honduras: 111.03 vrasje per 100,000 banorë.
1. Caracas, Venezuelë: 119.87 vrasje per 100,000 banorë.

FOTO GALERI
1/30
Acapulco

Top Channel