Irak, militantët e ISIS shkaktojnë 11 të vdekur në impiantin e gazit në Taxhi

15/05/2016 00:00

Një sulm kamikaz ndaj një kompleksi shtetëror gazi në periferinë veriore të Bagdadit iu ka marrë jetën 11 personave, disa prej të cilëve policë. Orët e para të ditës, një makinë e mbushur me lëndë plasëse shpërtheu në hyrjen e kompleksit në Taxhi, çfarë i lejoi kalimin një automjeti të dytë.

Gjashtë agresorë që mbanin në trup breza me eksplozivë hynë në impiant, ku dhe u përleshën me forcat e sigurisë. Shkëmbimi i zjarrit raportohet të ketë zgjatur për më shumë se një orë.

Përpara se forcat policore irakiane ta vinin gjendjen nën kontroll, sulmuesit i kishin vënë zjarrin 3 depozitave të gazit. Autorësinë e sulmit e ka marrë përsipër i ashtuquajturi Shtet Islamik, militantet e të cilit kontrollojnë zona të mëdha në Veri dhe në Perëndim të vendit.

Ata kanë ndërmarrë aksione të ngjashme këtë javë, të cilat kanë kushtuar rreth 100 jetë njerëzish.

Top Channel