Cikalleshi shënon, kundërshtarët shpërthejnë në lot (Video)

15/05/2016 00:00

Sokol Cikalleshi i jep fitoren Instanbul Basaksehirit në transfertën ndaj Eskisehirsporit me një gol në minutën e 93-të.

Sulmuesi i kombëtares sonë realizoi në fund golin që i dha sigurinë matematikore për mbajtjen e vendit të katërt në kampionatin turk, pozicion që e kualifikon në Europa League. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2.

Goli i kavajasit bëri që tifozët e skuadrës kundërshtare të shpërthenin në lot, pasi humbja i dërgon në kategorinë e dytë.

Top Channel