Futboll, Korabi dhe Luftëtari ngjiten në Superiore

14/05/2016 00:00

Ndërkohë që 90 minutat e fundit në Superligë do të vendosin skuadrën që do t’i bashkohet Tërbunit në kategorinë e parë, Korabi dhe Luftëtari kanë siguruar ngjitjen mes më të mirave të futbollit shqiptar.

Dibranët fituan 0-1 në Shkodër ndaj Adës dhe ngjiten pas 54 vjetësh në Kategorinë Superiore. Golin e fitores e shënoi Frashëri.

Ndërkohë, Luftëtari mposhti 2-1 Apoloninë dhe u shpall kampion i grupit B, një sukses ky që i jep mundësinë gjirokastritëve të rikthehen pas 4 sezonesh në Superiore.

Top Channel