Ethet e finales së Eurovision

14/05/2016 00:00

Ethet e garës janë shtuar për 5 nga shtetet më të fuqishme të Europës në finalen e Eurovizionit në Stokholm.

Në provat e fundit gjenerale para mbrëmjes së madhe, shpresat e konkurrentëve ishin të mëdha. I ashtuquajturi grupi i 5 shteteve më të mëdha përbëhet nga Gjermania, Spanja Franca, Italia dhe Britania e Madhe. Barei, përfaqësuesja e Spanjës ka pritshmëri të larta nga festivali europian i këngës.

“Ajo që sigurisht ka ndryshuar tek unë pas këtij festivali, është fakti se këtë e shoh si një nga mundësitë më të mëdha që më është ofruar dhe unë do ta kap me të dyja duart”, thotë Barei.

Përfaqësuesi i Francës, Amir tha se kjo garë do të jetë ose shans ose fati i tij. Për 18-vjeçaren që përfaqëson Gjermaninë, Jamie-Lee me rëndësi është fakti që mbrëmja të jetë argëtuese, ndërsa mesazhi i këngëtares italiane, Franceska Michielin, qëndron përtej këngës.

“Qellimi im në Eurovizion nuk është suksesi. Ajo që unë dua është të shpërndaj mesazhin se ne jemi ndryshe , prandaj jemi të bukur. Diversiteti është pasuria e botës”, thotë ajo.

Festivali europian i këngës pritet të ketë më shumë se 200 milionë teleshikues, ku speciale do të jetë performaca e këngëtarit amerikan si i ftuar, Justin Timberlake.

Top Channel