Brad Pitt në pistë, starton “24 orë të Mans”

14/05/2016 00:00

Brad Pitt kthehet në pistat e garave të shpejtësisë. Pas vizitave në bokset e skuadrave të MotoGP, këtë radhë ylli hollivudian do të jetë i pranishëm në Francë ditën e startit të Garës 24 orë të Lë Mansn që do të jetë në 18 qershor.

Do të jetë pikërisht aktori i famshëm amerikan ai që do të valvisë flamurin francez si sinjal të nisjes së garës.

Prania e Brad Pitt në Lë Mans do të thotë se Hollivudi po projekton një tjetër film dedikuar sporteve motoristike nëpërmjet regjisorit Majkëll Mann, i cili duket se ka marrë një shtysë të madhë në këtë pikë pas suksesit të filmit ‘Rush’ dhe  dokumentarit rreth Botërorit të Moto GP, ‘Hitting the Apex’.

Ajo që është për të ardhur keq në këtë pikë është tërheqja e përkohshme e aktorit Patrick Dempsey nga këto kampionate të shpejtësisë.

Top Channel