Obama: Rusia, prani ushtarake agresive në Baltik

13/05/2016 22:10

Presidenti amerikan Barack Obama ka denoncuar sot, përpara krerëve të pesë shteteve të Europës së veriut, praninë ushtarake agresive të Moskës në rajonin Baltik.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Obama i ka kërkuar Rusisë që të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare.

“Ne jemi të bashkuar sa i takon shqetësimit tonë për praninë ushtarake agresive të Rusisë në rajonin Baltiko-Nordik”, ka deklaruar Obama.

Deklaratë kjo që erdhi pas një takimi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me liderët e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Islandës dhe Norvegjisë. 

Top Channel