I dërguari i Gjermanisë, në Shkup për zgjidhjen e krizës politike

13/05/2016 20:30

I dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Heindl, ndodhet në Shkup për t’u njohur me gjendjen në Maqedoni dhe për të biseduar me drejtuesit e atjeshëm politikë për krizën që ka përfshirë Maqedoninë.

Ai nuk foli para gazetarëve, por në një komunikatë për shtyp theksoi nevojën për kapërcimin sa më të shpejtë të ngërçit politik.

Ndërkohë, drejtuesit e tri partive kryesore po kërkojnë mënyra për vënien në funksion të Parlamentit, pas vendimit të para pak javëve për shpërndarjen e tij.

Nga ana tjetër, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, thekson se gjithashtu do të angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës.

Gjendja aktuale ne vend ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

Top Channel