Në pritje të anëtarësimit të Kosovës në FIFA

13/05/2016 00:00

Pas pranimit në UEFA, e premtja e sotme është një tjetër ditë e rëndësishme për futbollin kosovar. Në këto momente, në Meksiko Siti po zhvillohet Kongresi i FIFA-s, aty ku do të votohet në lidhje me kërkesën e Federatës Kosovare të Futbollit për t’u anëtarësuar me të drejta të plota edhe në këtë organizëm.

Në këtë Kongres janë të pranishëm 207 federata, nga të cilat 205 kanë të drejtë vote. Ndërkohë, për t’u shpallur anëtarja më e re e FIFA-s, Kosovës do t’i mjaftojnë 103 nga 205 vota në Kongres.

Nëse Federata e Kosovës do të marrë aprovimin nga ky Kongres, atëherë pritet që kombëtarja kosovare të fitojë të drejtën t’u bashkohet skuadrave pjesëmarrëse në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Top Channel