Reali “blindon” kolumbianin James Rodriguez

13/05/2016 00:00

Reali i Madridit nuk ka ndërmend të nxjerrë në merkao James Rodriguezin. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, presidenti i klubit “merengues”, Florentino Perez ka vendosur të mbajë në Madrid talentin kolumbian, duke e cilësuar si të pashitshëm.

Në kryeqytetin spanjoll të gjithë kujtojnë paraqitjet e mira dhe potencialin e Rodriguez në sezonin e tij të parë me fanelën e “Los Blancos”, kur ai shënoi 17 gola dhe dha 18 asist për futbollistët e tjerë të skuadrës, statistika ndaj të cilave as vetë Perez nuk ka ndenjur indiferent.

Kjo do të thotë se te Reali i Madridit nuk do të merret në konsideratë asnjë ofertë që mund të vijë në drejtim të kolumbianit, për të cilin vetë Reali përpara 2 vitesh i pagoi Monacos plot 80 milionë euro.

Top Channel