Skuadra që “lë lëkurën” në fushë

13/05/2016 00:00

Një skuadër në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll na tregon se “do të lerë edhe lëkurën” në fushë për të arritur fitoren.

CD Palencia ka arritur të kapë fazën “play off” për t’u ngjitur në një kategori më lartë dhe për të treguar sesa seriozisht i kanë marrë këto ndeshje, ka menduar ideatori i fanelave me të cilën lojtarët zbritën në fushë në ndeshjen e parë.

Bëhet fjalë për fanela që shpërfaqin muskujt e trupit të njeriut nëse zhvishet nga lëkura e tij.

Domethënia e këtyre fanelave është mirëpritur nga tifozët e skuadrës, por realizimi i tyre, që duke më shumë se qesharak.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel