‘Spastrime’ te Interi, ikin Handanoviç e Brozoviç

13/05/2016 00:00

Inter e mbyll sezonin në vendin e katërt, që i jep mundësinë të marrë pjesë në Europa League. Tashmë te klubi zikaltër po mendohet për të ardhmen dhe priten ndryshime të mëdha në skuadër. Sipas asaj që publikohet te Tuttosport, disa prej futbollistëve të interit janë drejt largimit.

Një prej atyre që mendohet të lënë skuadrën milaneze është Handanovic. Pavarësisht rinovimit të kontratës, drejtuesit e Interit nuk e konsiderojnë të pashitshëm portierin slloven, për zëvendësimin e të cilit janë shfaqur emrat e Ederson e Perin.

Brozoviç është një tjetër lojtar që po përgatitet të bëjë gati valixhet, me mesfushorin që është vënë në shënjestërn e Arsenalit, që mund të paguajë për kartonin e tij një shiofër prej 20-25 milionë euro. Interi do të blejë përfundimisht kartonin e Jovetiç nga Manchester City, por më pas do ta shesë futbollistin sië bëri edhe në rastin e Xherdan Shaqirit.

Dhe në fund Adam Ljajiç do të kthehet te Roma, pasi zikaltrit nuk kanë ndërmend ta blejnë. Do të jenë verdhekuqtë ata që so të vendosin më pas për të ardhmen e Ljajiç.

Top Channel