NBA, Oklahoma-Golden State është finalja e Perëndimit

13/05/2016 11:50

Do të jetë Oklahoma City Thunder skuadra që do të përballet me Golden State Warriors në finalen e Konferencës së Perëndimit në kampionatin e NBA. Oklahoma fitoi ndeshjen e gjashtë me San Antonio Spurs 113-99, duke e mbyllur serinë e  sfidave me teksanët 4-2. Spurs-ave nuk i mjaftoi përjetimi i një sezoni të rregullt fantastik, të cilin e mbyllën me 67 fitore.

San Antonio Spurs në këtë ndeshje u përball me dyshen Durant-Westbrook, të cilët  shënuan respektivisht 37 dhe 28 pikë. Kjo është hera e 34 për këta lojtarë që shënojnë mbi 25 pikë secili në ndeshje “playoff”-i, duke kaluar dyshen mitike Bryant-O’Neal me 33.

Ndeshja u duk që në fillim që do të shkonte për Oklahomën. Dy periodat e para u mbyllën në favor të kësaj skuadre me rezultatin 55-31. Në periodën e tretë diferenca u thellua akoma më shumë, duke shkuar deri në 39 pikë.

Top Channel