Gigi Hadid ndal trafikun në Nju Jork

13/05/2016 00:00

Aplikacionet e trafikut si Uber apo Lyft po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje, por duket se Gigi Hadid preferon taksitë e zakonshme të verdha.

Modelja e famshme ka qënë në Nju Jork për një set zbavitës fotosh dhe bie vërtetë në sy me hiret e saj dhe veshjen e veçantë.

Mjafton që Gigi të bëjë autostop dhe automjetet ndalen para saj. Megjithatë në setin e fotove 21-vjeçarja nuk ka qënë e vetme. Asaj i është bashkuar edhe modelja tjetër Jourdan Dunn.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel