Pakistan, ekzorcizëm me përdhunim dhe tortura

13/05/2016 00:00

Një ekzorcist përdhunoi dhe torturoi një 16-vjeçare pakistaneze për 4 ditë me radhë në mënyrë që “t’i largonte shpirtrat e këqinj” dhe më pas i tha nënës së saj se demonët i thyen qafën.

Vajza me emrin Sara iu dërgua burrit nga vetë nëna e saj, e cila besonte se ekzorcisti mund ta shëronte nga problemet që adoleshentja kishte me stomakun dhe nga ato psikiatrike. Por, vajza iu kthye e vdekur në shtëpi, me ekzorcistin që fajësoi Djallin që e kishte pushtuar për vdekjen e saj.

Sipas gazetave lokale, Jindwada përfitoi nga situata dhe e përdhunoi për 4 ditë me radhë vajzën në shtëpinë e tij në Sandhlianwali, pranë Islamabadit.

Gjithsesi, prindërit e adoleshentes fatkeqe nuk e denoncuan ngjarjen në polici, duke thënë se ky ishte “vullneti i Zotit”.

Top Channel