Braziliani me kokën e kthyer mbrapsht

13/05/2016 00:00

Claudio Viera de Oliveira është një brazilian që ka lindur me një problem të madh. Koka e tij qëndron e varur mbrapsht mbi shpatulla dhe nuk mund ta lëvizë as atë dhe as gjymtyrët.

Kur lindi, 40 vite më parë, mjekët i thanë të ëmës që ta linte pa ngrënë deri sa të vdiste sepse kishte një çrregullim të rrallë. Por Claudio mbijetoi duke tejkaluar të gjitha parashikimet e doktorëve.

Madje sot në moshën 40-vjeçare ai është më optimist se kurrë duke botuar edhe një libër ku tregon jetën e vet.

Çrregullimi i tij është tejet i rrallë në mjekësi dhe njihet me emrin arthrogriposis, çrregullim që shkrin kockat dhe gjymtyrët bashkë dhe që e la atë me kokën e kthyer mbrapsht.

Ai nuk mund të lëvizë gjymtyrët e veta dhe për të shkruar librin iu desh të mbante stilolapsin në gojë. Kështu bëri disa vite më parë, kur nisi të shkruajë librin me titull “Bota është në anën tjetër”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel