Me rritjen e numrit të pasanikëve që kërkojnë të kenë një mjet lundrues personal dhe sa më luksoz, industria e prodhimit të jahteve është zhvendosur në një tjetër nivel.

Këtë e tregojnë edhe konceptimet për këto mjete lundruese, ku dezajnerat shfrenojnë fantazinë hera-herës.

Një i tillë dhe me mjaft emër në këtë fushë është italiani Gabriele Teruzzi. Ideja e radhës e tij është një superjaht luksoz me një pishinë 40 metra/katrorë mbi një bisht, e konceptuar si një hapësire private për zotëruesin e mjetit.

Ngjitur me pishinën ndodhet kabina e drejtimit, që Teruzzi thotë se është konceptuar e tillë për t’i dhënë zotëruesit të mjetit një “dimenson tjetër të ndjesisë së pushtetit”.

I pagëzuar me emrin Shaddai, jahti është ende një projekt, por që nuk i kanë munguar ofertat për t’u shndërruar në realitet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel